E ëma e sëmurë surprizon Bledin, të gjithë konkurentët e Për’puthen në lot

Mediale Vip

E ëma e sëmurë surprizon Bledin, të gjithë konkurentët e Për’puthen në lot

Më: 8 mars 2022 Në ora: 22:59
Bledi

Nënat e konkurrentëve të Për'puthen kanë surprizuar sot fëmijët e tyre.

Puntata e sotme e emisonit Për’puthen ka qenë e përmbushur me surpriza.

Një nga ato të cilat ia vlen për ta përmendur ishte surpriza që nëna e sëmurë i bëri Bledit.

Ajo tregoi se nuk e kishte të lehtë largimin e Bledit nga shtëpia, pasi merakoset për të.

Pas videos së mamasë së tij Bledi nuk u përmbajt dhe shpërtheu në lot, mirëpo kjo video preku edhe konkurentët e tjerë që ishin në sutdio të cilët po ashtu u përlotën.

Theksojmë se lidhja që ka me mamanë është shumë e fortë dhe Bledi e ka treguar shpeshherë në bisedimet që janë bërë në studio.

Ndryshe, sonte nuk u surprizua vetëm Bledi por edhe konkurentët e tjerë, surpriza të cilat sollën shumë emocione në studio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat