Për herë të parë, Khloe reagon mbi skandalin e ish-partnerit Tristan Thompson!

Mediale Vip

Për herë të parë, Khloe reagon mbi skandalin e ish-partnerit Tristan Thompson!

Më: 9 mars 2022 Në ora: 23:41
Khloe Kardashian

Khloe tha se seriali i ardhshëm i reality show-s së Kardashians në Hulu do të japë më shumë detaje për gjithçka që lidhet me marrëdhënien e saj me Tristan.

Khloe Kardashian, më në fund foli për mënyrën se si ndihet në dramën e fundit që lidhej me ish-in e saj Tristan Thompson, dhe faktin që ai kishte një fëmijë me një grua tjetër në një intervistë të re me “Variety”, të publikuar të mërkurën më 9 mars.

Khloe pranoi se drama me Tristanin nuk është tema e saj e preferuar për të diskutuar, edhe nëse është një pjesë e “udhëtimit” të saj personal.

Ndërsa reality show i ardhshëm i Kardashians në Hulu padyshim që do të zbulojë më shumë detaje rreth ndjenjave të Khloe gjatë gjithë situatës, ylli i reality shoë-t tregoi se ishte ende e rëndësishme të ndante disa gjëra.

“Do të doja që të mos më duhej të flisja kurrë për këtë, sepse nuk është një gjë argëtuese për të folur”, tha ajo për “Variety”. “Por është pjesë e rrugëtimit tim në jetë, kështu që do ta shohim në emision.”

Në dhjetor, Maralee Nichols pretendoi se Tristan kishte një fëmijë me të, dhe një test i atësisë në janar zbuloi se ai ishte, me të vërtetë, babai. Pasi ndau rezultatet, ylli i Chicago Bulls i kërkoi një ndjesë emocionale Khloe.

“Khloé, ti nuk e meriton këtë”, shkroi ai. “Ju nuk e meritoni dhimbjen dhe poshtërimin që ju kam shkaktuar. Ju nuk e meritoni mënyrën se si ju kam trajtuar gjatë viteve. Veprimet e mia sigurisht që nuk janë në përputhje me mënyrën se si unë ju shoh ty. Unë kam respektin dhe dashurinë maksimale për ty.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat