Gjërat e çuditshme që të famshmit mbajnë në çantat e tyre

Mediale Vip

Gjërat e çuditshme që të famshmit mbajnë në çantat e tyre

Më: 10 mars 2022 Në ora: 06:45
Miranda Kerr

Paratë,  çelësat, një telefon janë gjërat thelbësore për t’i marrë me vete kudo që të shkoni. Por disa yje duket se sjellin shumë më tepër sesa duhet.

Bright Side ka bërë një përmbledhje me disa të famshëm që i befasojnë të gjithë, madje edhe ata që i njohin mirë, me të gjitha sendet befasuese që mbajnë në çantat e tyre.

Emma Watson

Emma Watson ka vërtet shumë gjëra të ndryshme në çantën e saj. Miqtë e saj madje e quajnë atë “zonja e çantës”. Ajo mbanë një libër dhe ditar me vete. Por ndër gjërat më befasuese, është një shishe me ujë të nxehtë, një deodorant vegan,  make-up dhe Nutella.

Miranda Kerr

Pa dyshim që Miranda Kerr kujdeset shumë për lëkurën dhe shëndetin e saj. Ajo është një supermodele dhe në fakt ka themeluar markën natyrale të kujdesit të lëkurës, Kora Organics. Nuk do të ishte çudi të gjeje disa nga këto apo produkte të ngjashme në çantën e saj.

Ariana Grande

Ariana Grande mbanë disa parfum, duke përfshirë një shishe të vogël kolonje për meshkuj. Ajo shpjegoi, “Kam erë si dikush që më mungon shumë kur jam në rrugë.” Përveç kësaj, ajo ka një  gurrë të vogël me të shkruar “qetësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat