Amal Clooney sapo bëri një deklaratë të rrallë dashurie për George Clooney dhe “na shkriu zemrat”

Mediale Vip

Amal Clooney sapo bëri një deklaratë të rrallë dashurie për George Clooney dhe “na shkriu zemrat”

Më: 10 mars 2022 Në ora: 13:28
George dhe Amal Clooney

George dhe Amal Clooney mund të jenë një nga çiftet e preferuara të Hollivudit, por Amal e cila është avokate  për të drejtat e njeriut tenton ta mbajë lidhjen e saj me bashkëshortin relativisht private.

Megjithatë, në një intervistë të fundit me revistën Time, Amal “hapi zemrën” për martesën e saj dhe rritjen e binjakëve të tyre katërvjeçarë, Alexander dhe Ella.

“Martesa ka qenë e mrekullueshme. Unë kam si bashkëshort një partner që është tepër frymëzues dhe mbështetës, dhe ne kemi një shtëpi të mbushur me dashuri dhe të qeshura," tha ajo.

"Është një gëzim përtej çdo gjëje që mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë. Ndihem shumë me fat që kam gjetur një dashuri të madhe në jetën time dhe për faktin që jam nënë, kështu që e gjej ekuilibrin tim.”

Edhe pse çifti  Clooney janë martuar që nga viti 2014 dhe pritën binjakët e tyre në vitin 2017, aktori ishte tashmë 52 vjeç kur takoi avokaten e suksesshme.

“Dëgjo, nuk doja të martohesha; Nuk doja të kisha fëmijë. Dhe më pas kjo qenie njerëzore e jashtëzakonshme hyri në jetën time dhe unë thjesht rashë në dashuri çmendurisht”, tha George dikur në një intervistë.

Pavarësisht se ishte vetëm 35 vjeç në atë kohë, Amal ndihej njësoj. Gjatë një fjalimi për nder të bashkëshortit të saj në Tribute Gala në vitin 2018, ajo tha me shaka se “ishte mësuar me idenë që do të ishte një lëneshë” përpara se të binte në dashuri me burrin e saj. Kjo ishte edhe hera e parë që Amal Clooney foli publikisht për martesën e saj.

"Dashuria ime, ajo që kam gjetur tek ty është dashuria e madhe që gjithmonë kam shpresuar se ekziston. Të të shoh ty me fëmijët tanë, Ella dhe Alexander, është gëzimi më i madh në jetën time. Unë jam krenare për ty, por e di gjithashtu se kur fëmijët tanë të mësojnë jo vetëm atë që ke bërë, por edhe kush je, edhe ata do të jenë shumë krenarë për ty.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat