Dukesha Camilla ‘ende e përhumbur’ nga ‘fantazma’ e princeshës Diana?

Mediale Vip

Dukesha Camilla ‘ende e përhumbur’ nga ‘fantazma’ e princeshës Diana?

Më: 11 mars 2022 Në ora: 08:30
Dukesha Camilla

Ekspertët kanë bërë një zbulim tronditës në lidhje me fantazmën e princeshës Diana dhe sesi ajo ‘përndjek’ dukeshën Camilla.

Ky pretendim është bërë disa javë pasi Mbretëresha Elizabeth tregoi mbështetjen e saj ndaj ‘Mbretëreshës Camilla’ të së ardhmes dhe dëshirën e saj për të parë gruan e Princit Charles të marrë fronin në krah të tij. Sipas Ingrid Seward, kryeredaktore e Magazine Majesty, ndërsa njerëzit mund të kenë rënë pas sharmit të qetë të Camilla në MB, jashtë vendit, ata ende e shohin Princeshën Diana si mishërim të hirit.

Ajo tha për The Royal Beat të True Royalty TV: “Unë mendoj se njerëzit që e kanë takuar Camilla-n e duan vërtetë atë dhe mund ta shohin ngrohtësinë që ajo ka. Por globalisht ajo nuk është aq e njohur, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, për shkak të kësaj fryrje të madhe për Dianën që nuk do të largohet kurrë. Kështu që unë ndjej se Camilla dhe Charles kanë gjithmonë fantazmën e Dianës që rri pezull mbi ta”, tha ajo më tej.

“Unë nuk mendoj se bota dëshiron një tjetër Diana magjepsëse në fron, mendoj se pasi të shkojë mbretëresha, të kesh dikë të qëndrueshëm dhe simpatik, por pak në prapavijë si Camilla, është ndoshta një gjë shumë e mirë.”- përfundon ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat