U akuzua për përdhunim, Chris Brown nxjerr mesazhet

Mediale Vip

U akuzua për përdhunim, Chris Brown nxjerr mesazhet

Më: 11 mars 2022 Në ora: 14:49
Chris Brown

Chris Brown ka hedhur poshtë akuzat për përdhunim nga balerina e cila ka kërkuar një dëmshpërblim prej 20 milionë dollarësh.

Këngëtari postoi një sërë tekstesh dhe mesazhesh zanore në rrjete sociale që dëshmojnë se gruaja vazhdoi të mbante kontakte me të pavarësisht sulmit të supozuar seksual.

Në padinë e ngritur më 27 janar, Jane Doe pretendoi se 32 vjeçari e drogoi dhe e përdhunoi gjatë një festë në Miami në dhjetor 2020.

Ajo ka thënë se këngëtari i ofroi një pije që e bëri të ndihej e çorientuar dhe më pas e mori në një dhomë gjumi ku kishte bërë seks me të pavarësisht se u përpoq që të ndalonte.

Chris ndau mesazhet zanore, në të cilin dëgjohet zëri i një vajze që thotë: “Dua vetëm të të shoh përsëri… vetëm më njofto. Nëse do që unë të të lë vetëm, do ta bëj. Por unë me të vërtetë dua të takohemi përsëri.”

Ai tha se do të ndërmarrë veprime ligjore duke shtuar se “nuk mund të luani me jetët e njerëzve kështu.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat