Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, së bashku në klipin muzikor të këngëtares, por jo si dikur

Mediale Vip

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, së bashku në klipin muzikor të këngëtares, por jo si dikur

Më: 13 mars 2022 Në ora: 16:55
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Jennifer Lopez ka publikuar klipin e ri muzikor të titulluar “Marry Me”, duke përfshirë edhe momente nga jeta e saj private.

Në videoklip këngëtarja tregon një pjesë të asaj që bën në përditshmëri, njësoj si komedia e saj me të njëjtën titull, e cila u publikua muajin që lamë pas.

Ben shfaqet në shtrat me Lopez duke u përqafuar me të dhe duke e bërë të qeshë. Në një moment, ata gjithashtu zgjasin krahët për të mbajtur duart e njëri-tjetrit edhe pse fytyra e tij nuk shfaqet kurrë.

Ju rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Ben shfaqet si protagonist kryesor në videoklipin e këngëtares.

Në vitin 2009, ai bëri paraqitjen e tij të parë në projektin e Lopezit të titulluar “Jenny From the Block”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat