Nesër, Maluma në Tiranë. Zbulohen artistët që do të marrin pjesë dhe detaje të tjera nga koncerti

Mediale Vip

Nesër, Maluma në Tiranë. Zbulohen artistët që do të marrin pjesë dhe detaje të tjera nga koncerti

Më: 13 mars 2022 Në ora: 19:18
Maluma

Këngëtari me famë botërore Maluma do të mbajë nesër në mbrëmje koncert në Tiranë, në kuadër të turit të tij në Europë, “Papi Juancho Tour”.

Këngëtari latin do të performojë në sheshin “Nënë Tereza”, por koncerti do të shoqërohet edhe nga disa artistë shqiptarë.

E para këngëtare është Ronela Hajati, e cila gjithashtu do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, dhe këngëtari Elgit Doda. Mësohet se dyshja do të këndojnë mbrëmjen e së hënës në të njëjtën skenë me Malumën.

Maluma do të qëndrojë në Tiranë vetëm pak orë. Menjëherë pasi të mbarojë perfomancën, ai do të largohet.

Ndërkohë që në vendet e tjera të Europës, ai ka zgjedhur të kalojë të paktën 1 natë. Nuk dihet ende shuma që ai do të marrë nga ky event, ndonëse në informacionin që jepet për artistin, thuhet se pagesat për të nisin nga 600 mijë dollarë deri në 1.5 milionë dollarë.

Bileta për të ndjekur Malumën live do të kushtojë 6 mijë lekë në rreshtat e parë dhe 4500 lekë në rreshtat e mbrapëm. Thuajse biletat janë shitur të gjitha që para 2 vitesh, kur koncerti u anulua për shkak të pandemisë. Dhe për ato më të apasionuarat pas tij, do të kenë edhe mundësinë ta takojnë nga afër.

“Meet & Greet” është bileta VIP që ju jep mundësinë të njihni nga afër Malumën dhe të shkrepni edhe një foto me të. Thuajse të gjitha biletat VIP prej 1 mijë dollarësh janë shitur tashmë dhe, mes blerësve, ka edhe disa personazhe të njohura të showbizz-it, që do të takojnë nga afër këngëtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat