Donaldi e publikoi këngën dhe njerëzit po mendojnë se e kanë gjetur për kë e ka

Mediale Vip

Donaldi e publikoi këngën dhe njerëzit po mendojnë se e kanë gjetur për kë e ka

Më: 19 mars 2022 Në ora: 21:24
Donald Veshaj

Donald Veshaj sapo publikoi këngën e tij të re, të titulluar “Nuk je”.

Kënga e paralajmëruar dje, u publikua sot, në orën 18:00.

Nga fraza e tekstit të këngës: “Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot”, fansat e tij menduan se kjo këngë është një dedikim për Borën.

Por ky nuk është detaji i vetëm që e tregon dedikimin. Në fund të këngës, del numri 5 që fansat e kanë vënë në dukje si detaji që e vulos gjithçka, pasi data 5 përkon me përvjetorin e lidhjes së Donaldit dhe Borës. Datë kjo që u kujtua dhe në shtëpinë e BBV nga vetë Donaldi, kur i dhuroi varësen e tij Borës.

Kënga është dedikim romantik për një histori të mbetur pezull të cilën aktori kërkon ta rijetojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat