Fitimet e “Tik Tok-ut” Valon Maloku i çon në Fondin e Sigurisë, ja shuma

Mediale Vip

Fitimet e “Tik Tok-ut” Valon Maloku i çon në Fondin e Sigurisë, ja shuma

Më: 20 mars 2022 Në ora: 15:48
Valon Maloku

Producenti Valon Maloku është nga emrat goxha aktiv në "Tik Tok".

Producenti kohë më parë kishte treguar se të fitimet e tij në rrjete sociale do të dedikohen për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë.

Së fundi ai ka arritur t’i fitojë rreth 10 mijë euro, madje ai e ka gjetur edhe destinacionin se ku do t’i dhurojë ato.

Përmes një postimi në rrjete sociale ai ka zbuluar transaksionin në xhirollogarinë e Fondit të Sigurisë.

Përveç Valonit, në Fondin e Sigurisë kanë kontribuar edhe shumë artistë të tjerë.

Image
Ai ka zbuluar transaksionin në xhirollogarinë e Fondit të Sigurisë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat