Robert Berisha habit me deklaratën për Norën: Nuk ka shkruar kurrë një tekst kënge

Mediale Vip

Robert Berisha habit me deklaratën për Norën: Nuk ka shkruar kurrë një tekst kënge

Më: 21 mars 2022 Në ora: 08:44
Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Marrëdhënia e Nora Istrefit dhe Robert Berishës është përfolur vazhdimisht edhe pse tashmë kanë një periudhë të gjatë kohe që janë ndarë nga njeri-tjetri.

Së fundmi, gjatë një interviste, këngëtari i njohur i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij për ish-bashkëshorten.

Ai është pyetur nëse mendon që kënga e saj e re “Më mungon” i dedikohet atij, ndërkohë që përgjigjja e tij e thumboi drejtpërdrejt këngëtaren.

Berisha u shpreh duke thënë se sipas tij, kjo pyetje mund t’u bëhet vetëm atyre që u shkruajnë vetë tekstet e tyre të këngëve.

“Kjo pyetje mund tu bëhet rep-artistave se vetëm ata shkruajnë tekste. Nora përveç hartimeve në shkollë fillore nuk ka shkruajtur asnjë tekst shkruan tjetër kush për neve dhe paguajmë. S’besoj se ja ka dedikuar dikujt”, është shprehur Roberti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat