Surprizë plot emocion: Gold Ag ndez atmosferën në një dasmë në Shqipëri me këngët kushtuar heronjve

Mediale Vip

Surprizë plot emocion: Gold Ag ndez atmosferën në një dasmë në Shqipëri me këngët kushtuar heronjve

Nga: M.L. Më: 21 mars 2022 Në ora: 23:35
Pamje nga dasma

Këngëtari dhe rep artisti Gold Ag vazhdon të rrëmbejë zemrat e publikut me këngët e tij kushtuar heronjve të kombit dhe luftës për liri.

Së fundi është publikuar një video nga paraqitja e Gold Ag në një dasmë në Shqipëri.

Paraqitja e tij e fuqishme fillon me këngën kushtuar heroit të kombit Komandantit Agim Ramadani dhe vazhdon me dedikimet muzikore për heronjtë e tjerë.

Një atmosferë emocionuese mbizotëron në sallën ku mbahet dasma. Dasmorët janë në këmbë dhe këndojnë njëzëri së bashku me këngëtarin.

Videoja me plot të drejt titullohet “Surprizë plot emocion në Shqipëri”.

Për më tepër ndiqeni videon më poshtë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat