Lori Hoxha ka dy fjalë për mamin sot: Uroj mos të më duhet të jetoj asnjë ditë pa ty

Mediale Vip

Lori Hoxha ka dy fjalë për mamin sot: Uroj mos të më duhet të jetoj asnjë ditë pa ty

Më: 23 mars 2022 Në ora: 15:10
Lori Hoxha me nënën e saj

Me një foto mbështetur në supin e mamit, Lori Hoxha i ka uruar ditëlindjen Vjollca Hoxhës, presidentes së “Top Channel” që ka qëndruar larg rrjeteve sociale.

Megjithatë Lori ka treguar se ka një marrëdhënie të ngushtë me mamin pasi jeton me të dhe nuk ka hezituar të ndajë copëza momentesh të ndryshme nga udhëtimet dhe koha e vyer pranë saj

Uroj mos të më duhet të jetoj asnjë ditë pa ty. Shpresoj që vitet në vazhdim të kenë rezervuar vetëm buzëqeshje për ty, që buzëqeshjen s’ja kurseve kurrë askujt. Je bekim për këdo që ka fatin të të ketë afër dhe frymëzuese për këdo që kërkon forcë të ringrihet.

Image
Lori Hoxha me nënën e saj

Gëzuar ditëlindjen ma, faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Lori krah postimit të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat