Era Istrefi rikthehet në muzikë

Mediale Vip

Era Istrefi rikthehet në muzikë

Më: 23 mars 2022 Në ora: 15:34
Era Istrefi

Me një video në Instastory, Era Istrefi ka lajmëruar rikthimin e saj në muzikë.

“Bebe” titullohet kënga që Era e ka realizuar tashmë, por nuk e ka publikuar ende në asnjë platformë dixhitale. Edhe ky projekt do të jetë një bashkëpunim me artist të huaj, emrin e të cilit Istrefi nuk e ka zbuluar.

Nga ritmet e publikuara duket se Era po rikthehet tek muzika me të cilën e prezantua para ndjekësve në fillimet e karrierës së saj dhe ky duhet të jetë një lajm shumë i mirë edhe për ta.

Image
Postimi i saj

Istrefi ka shpjeguar disa kohë më parë se kontratat me shtëpitë muzikore ndërkombëtare e kanë penguar për të sjellë këngë të reja, por tani duket se gjithçka është gati!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat