Rihanna mund të jetë fejuar

Mediale Vip

Rihanna mund të jetë fejuar

Më: 23 mars 2022 Në ora: 23:51
Rihanna dhe partneri i saj, A$AP Rocky

Këngëtarja e njohur Rihanna, ka ‘ndezur’ spekulimet se ajo dhe i dashuri i saj, A$AP Rocky, mund të jenë fejuar fshehurazi.

Dyshimet nisën pasi këngëtarja është fotografuar duke mbajtur një unazë të madhe prej diamanti teksa bënte blerje për fëmijë në Los Angëlës.

Rihanna ende nuk ka dhënë një deklaratë në lidhje me këto thashetheme, pasi unaza mund të jetë edhe një aset që ajo ka vendosur ta mbajë në ato momente.

Rikujtojmë se në 6 shkurt u përfol se Rihanna do të martohej me A$AP Rocky, në Barbados pas lindjes së fëmijës së tyre.

Çifti thuhet se po planifikojnë t’i thonë njëri-tjetrit “Po” për martesë në atdheun e Rihanna-s, ku kryeministrja, Mia Mottley, do të jetë kumbara e të porsalindurit.

“Rihanna dhe A$AP kanë një lidhje shumë të ngushtë dhe këngëtarja ka qenë gjithmonë mjaft tradicionale. Ata do të martohen, me siguri. Ajo u ka thënë miqve se dëshiron të jetë me të përgjithmonë, dhe ai ka thënë të njëjtën gjë. Nuk ka ende plane se kur do të jetë dasma, por nuk do të jetë para se fëmija të lindë. Ajo gjithmonë ka dashur të martohet dhe A$AP është personi i saj i përjetshëm”, u shpreh një burim për Sunday Mirror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat