Gjesti publikon këngën e re “A menove”

Mediale Vip

Gjesti publikon këngën e re “A menove”

Më: 26 mars 2022 Në ora: 18:24
Gjesti

Reperi Gjesti ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“A menove” mban titullin kënga e tij e re, e cila është hip-hop dhe R&B.

Kënga është bashkë prodhuar nga Granit Gashi dhe Nurteel në studion muzkore Massive Production, gjersa për tekstin është kujdesur vet Gjesti.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin Gjesti shfaqet si çdo herë me nuanca karizmatike.

Për klipin është kujdesur produksionit vendor, Imagine Films.

Gjesti përndryshe vazhdon të jetë një prej emrave të rinj më premtues të estradës shqiptare, këngët e së cilit janë pritur mirë deri më tash nga publiku. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat