Ndërroi jetë bateristi i grupit të njohur, autoritetet: Kishte 10 substanca të ndryshme në trup

Mediale Vip

Ndërroi jetë bateristi i grupit të njohur, autoritetet: Kishte 10 substanca të ndryshme në trup

Më: 27 mars 2022 Në ora: 13:24
Taylor Hawkins

Taylor Hawkins, i cili për më shumë se dy dekada ka luajtur me bateri për “Foo Fighters” rrugës për në Rock & Roll Hall of Fame, ka ndërruar jetë në moshën 50- vjeçare, tha grupi të premten në një njoftim të bërë pak para se grupi të performonte në Kolumbi.

Sipas autoriteteve kolumbiane, të cilët nisën hetimin e menjëhershëm pas vdekjes së artistit, njoftuan se Taylor Hawkins kishte 10 substanca të ndryshme në trup në kohën e vdekjes.

Me anë të një postimi në “Twitter” nga zyra e prokurorit të përgjithshëm u tha se Hawkins kishte një ‘koktej’ drogërash në sistemin e tij duke përfshirë: THC (marijuanë), ilaçe kundër depresionit (triciklik), benzodiazepinat dhe opioidet.

“Për studimin fillestar mjeko-ligjor të trupit të Taylor Hawkins, bateristi i grupit ‘Foo Fighters’, i cili vdiq dje në një hotel në veri të Bogotas, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi si:

Në testin toksikologjik të urinës, të kryer në trupin e Taylor Hawkins, u gjetën paraprakisht 10 lloje substancash, duke përfshirë: THC (marijuanë), antidepresivë triciklikë, benzodiazepina dhe opioidë.

Instituti Kombëtar i Mjekësisë Ligjore vijon studimet mjekësore për zbardhjen e plotë të ngjarjeve që çuan në vdekjen e Taylor Hawkins. Zyra e Prokurorit të Kombit do të vazhdojë hetimin dhe do të raportojë rezultatet e marra në kuadër në kohën e duhur”- shkruahej në deklaratë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat