Anxhela Peristeri: Do bëj pak pushim nga festivalet

Mediale Vip

Anxhela Peristeri: Do bëj pak pushim nga festivalet

Më: 28 mars 2022 Në ora: 08:24
Anxhela Peristeri

Në planet artistike të Anxhela Peristerit duket se këtë vit do jenë projektet personale dhe këtë e tregoi në “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan.

Ajo pranoi se do të bëjë pak pushim nga festivalet, prej të cilëve ka munguar shumë rrallë dhe këngët që ka prezantuar janë pëlqyer shumë.

Në 1 Prill pritet koncerti i saj recital “Aromë Gruaje” me 21 këngë, ku pjesë do të jenë edhe ato të mini-albumit të ri, “N’Tiranë”.

Më tej, Anxhela ka në planet e saj një bashkëpunim me një emër të njohur e të dashur për të gjithë, për të cili tregoi e ngacmuar nga Orinda Huta.

“Kam një bashkëpunim që do të jetë ndoshta nga Shtatori-Tetori me Labinot Tahirin, që mezi po e pres se është një nga këngëtarët e mi të preferuar”, tha ajo.

Fansat e të dyve me siguri do gëzohen nga ky lajm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat