Miley Cyrus flet për martesën me Liam Hemsworth, ja si e cilëson këngëtarja

Mediale Vip

Miley Cyrus flet për martesën me Liam Hemsworth, ja si e cilëson këngëtarja

Më: 29 mars 2022 Në ora: 16:57
Miley Cyrus, Liam Hemsworth

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Miley Cyrus ka thënë gjatë një festivali në San Paulo se martesa me Liam Hemsworth ishte ‘një fatkeqësi’.

Të shtunën mbrëma, Miley ndihmoi një çift homoseksual të fejoheshin në skenë duke i ndihmuar për të bërë propozimin.

Pasi përgëzoi çiftin, ajo tha:

“Zemër, shpresoj që martesa jote të shkojë më mirë se e imja, e imja ishte një fatkeqësi”.

Këngëtarja u nda nga aktori i “Hunger Games” në gusht 2019, më pak se një vit pasi u martuan.

Miley kishte pranuar më parë se kishte pasur shumë konflikte në martesën e saj.

“Kishim shumë konflikte….Kur kthehem në shtëpi, dua të mbështetem nga dikush. Unë nuk preferoj dramë apo zënka”, kishte deklaruar Miley.

Cyrus u fejua me Liam në maj 2012, por ata u ndanë në shtator 2013, përpara se të ribashkoheshin në 2016. Çifti u martua në dhjetor 2018 dhe divorci i tyre u finalizua në janar 2020.

Ylli pranoi se nuk e dinte nëse ajo dhe aktori 32-vjeçar do të kishin përfunduar në martesë nëse nuk do të kishte ndodhur shkatërrimi i shtëpisë së saj në Malibu nga një zjarr në 2018.

Ndërkohë, Miley gjatë koncertit po ashtu ka nderuar mikun e saj, bateristin e “Foo Fighters” Taylor Hawkins i cili vdiq të shtunën (26 mars).

Cyrus ia kushtoi këngën “Angles Like You” teksa u përlot gjatë performancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat