Katy Perry-t i ndodh e papritura në skenë! I grisen pantallonat gjatë performancës, ja reagimi i saj epik

Mediale Vip

Katy Perry-t i ndodh e papritura në skenë! I grisen pantallonat gjatë performancës, ja reagimi i saj epik

Më: 29 mars 2022 Në ora: 17:45
Katy Perry

Të papriturat e artistëve në skena nuk kanë të sosur. Me një situatë aspak të lehtë është përballur së fundmi edhe këngëtarja Katy Perry në episodin e ri të “American Idol”.

Ylli i muzikës pop kishte veshur një palë pantallona lëkure dhe një bluzë me printe kafshësh. Ajo po performonte në skenë hitin e saj të vitit 2010 “Teenage Dream” me anëtarët e tijerë të jurisë, Lionel Richie dhe Luke Bryan.

Mirëpo, teksa po realizonte një lëvizje ku i duhej të ulej paka, asaj i grisen pantallonat e saj të ngushta. Ky ishte vetëm fillimi i spektaklit pasi në vend që të ulej ose të ndërrohej ajo kërkoi ndihmën e kolegëve të saj.

Dhe çfarë bënë ata? Morën disa shirita ngjitësish dhe filluan t’i vendosin para të gjithëve në pjesët e grisura të këngëtares.

Videoja është bërë virale kudo në rrjet dhe po komentohet nga të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat