Shën Valentini i Fjoralba Ponarit ishte dje!

Mediale Vip

Shën Valentini i Fjoralba Ponarit ishte dje!

Më: 30 mars 2022 Në ora: 09:21
Fjoralba Ponari me të dashurin

Shën Valentini ka më shumë se një muaj që ka kaluar, por dje na e rikujtoi Fjoralba me një video të postuar në InstaStory ku shkruan: Valentini im përgjithmonë.

Video bardh e zi, është nga të rrallat që ka postuar moderatorja me partnerin e saj.

Nëse deri tani kishim parë tek-tuk ndonjë foto a video për të qeshur të tyre së bashku, tani Fjoralba na tregoi nje nga momentet ku të ulur rreth një tavoline shkëmbejnë një puthje.

E kujt i duhet Shën Valentini për të kujtuar dashurinë? Fundja çdo 14 shkurt, bëhet thirrje për dashurinë në çdo ditë të vitit dhe Fjoralba e besonka këtë.

Meqë nuk i duhet një datë fikse, ajo poston kur i teket, pa një rast të shënuar dhe tregon pak nga lumturia e saj krah partnerit.

Image
Fjoralba Ponari me të dashurin
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat