Miriam Cani zbulon projektin e ri që është shumë ndryshe nga ata që ka sjellë më parë

Mediale Vip

Miriam Cani zbulon projektin e ri që është shumë ndryshe nga ata që ka sjellë më parë

Më: 31 mars 2022 Në ora: 19:05
Miriam Cani

Miriam Cani i ka munguar skenës kohët e fundit për t’iu përkushtuar më shumë familjes dhe biznesit. Mirëpo, duket se pritjes së fansave i ka ardhur fundi. Në një intervistë për Top Albania Radio, Miriami ka zbuluar se shumë shpejt do të vijë me një projekte të reja që do të jenë shumë ndryshe nga ata që jemi mësuar më parë.

“Kemi bërë diçka që do dalë këto ditë. Jemi duke punuar mbi disa materiale muzikore. Nuk dua të zbuloj shumë. Po bëj diçka totalisht të re për sa i përket karrierës sime, rrugëtimit tim muzikor. Është diçka që unë e ndiej më shumë se kurrë.

Lidhet me gjithçka, sa me biznesin, aq edhe me jetën familjare. Kam bërë një ninullë. Është një projekt shumë i ndjerë, shumë i bukur. Ka vite që e mendoj si projekt, por ka qenë problemi i kohës. Tani erdhi natyrshëm, Albani kompozoi diçka shumë të bukur. M’u përshtat shumë dhe do dalë këto ditë”, -u shpreh ajo.

Miriami dhe Albani janë prindër të dy fëmijëve, Amelisë dhe Duamit dhe sigurisht që një ninullë askush tjetër s'do mund ta sillte më bukur dhe më të ndjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat