Argjira dhe Graciano mund të martohen, por mungon edhe një detaj

Mediale Vip

Argjira dhe Graciano mund të martohen, por mungon edhe një detaj

Më: 2 prill 2022 Në ora: 14:27
Graciano dhe Argjira

Graciano dhe Argjira janë bashkë prej kohësh dhe lodhjes duan t’i japin edhe finalizimin me martesë.

Por kur do jetë dasma? Çifti zbuloi te “Ëndërrtjerrësit” ku ishin të ftuar se e kanë në plan.

Argjira tregoi se kanë plane për zhvendosje në shtëpinë e re dhe e duan martesën, por propozimi duhet të vijë nga Graciano.

“Jam njeri surprizash dhe me patjetër ose këtë verë, ose verën e ardhshme do më shihni mua dhëndër dhe Argjirën me fustan të bardhë”, tha Graciano për t’i vënë vulën.

E ftuar në studio ishte dhe Fjoralba Ponari e cila në bisedë e sipër pranoi se kurorëzimi i saj me partnerin në një ceremoni martesore mund të jetë më herë se ceremonia e Argjirës dhe Gracianos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat