Bella Hadid, së shpejti pjesë e botës së aktrimit

Mediale Vip

Bella Hadid, së shpejti pjesë e botës së aktrimit

Më: 2 prill 2022 Në ora: 22:22
Bella Hadid

Supermodelja Bella Hadid do të luajë në sezonin e tretë të serialit komedi “Ramy”, i nominuar për   çmimet Emmy. Lajmin e ka konfirmuar vetë 25-vjeçarja përmes Instagramit, teksa ka thënë se ndihet e nderuar dhe e emocionuar.

Sipas mediave të huaja, mbretëresha e pasarelave do të luajë në serial, por është ende e paqartë se cilin personazh do të portretizojë bukuroshja. I krijuar, shkruar dhe drejtuar nga dhe me protagonist Ramy Youssef, seriali flet për Ramy, një djalë i dy emigrantëve egjiptianë, i cili fillon një udhëtim shpirtëror duke u gjenden mes vlerave të komunitetit mysliman dhe vlerave që gjen tek miqtë e tij në Nju Xhersi.

Edhe pse detajet e personazhit të Hadid nuk janë zbuluar ende, shumë besojnë se ajo është e përshtatshme për këtë film, duke pasur parasysh rrënjët e saj palestineze.

Pjesë e serialit së bashku me Hadid dhe Yousef, do të shohim edhe një kast aktorësh të njohur botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat