Miley Cyrus anulon pjesëmarrjen në Grammy

Mediale Vip

Miley Cyrus anulon pjesëmarrjen në Grammy

Më: 3 prill 2022 Në ora: 10:13
Miley Cyrus

Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus ka zbuluar së fundmi se është infektuar me Covid-19.

Përmes rrjeti të saj social,Instagram, Cyrus zbuloi se për këtë arsye nuk do të mund të përformoj në festën ‘Grammy’ të Steven Tyler.

"Duke udhëtuar nëpër botë, duke luajtur për 100,000 njerëz në natë dhe duke takuar qindra fansa në ditë, shanset për t’u prekur nga Covid janë goxha të larta. Unë kam Covid tani, por padyshim ia vlente.

Fatkeqësisht për shkak të kësaj, po humbas  Janie’s Fund, gjë që është e keqe sepse është një bamirësi që është shumë e rëndësishme për mua dhe mikun tim Steven Tyler,” shkroi ajo në Twitter.

“Ndihem mirë, prandaj mos u shqetësoni për mua! Më vjen keq Steven! Do të na duhet të realizojmë sërish këtë gjë një herë tjetër!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat