Në mes të koncertit, Ledri Vula kërkon të ia “blejë” syzet fanses

Mediale Vip

Në mes të koncertit, Ledri Vula kërkon të ia “blejë” syzet fanses

Më: 4 prill 2022 Në ora: 13:47
Ledri

Ledri Vula vazhdon të jetë njëri ndër reperët më të kërkuar.

Për shkak të suksesit që ai ka, numëron shumë koncerte.

Teksa Ledri po vazhdon turin e tij të koncerteve nëpër Europë, së fundmi ai duket të ketë pasur një moment simpatik në skenë.

Në rrjete sociale po qarkullon një video teksa shihet reperi për një moment me një fanse nga e cila i huazon një palë syze të shtrenjta.

“A po mi shet?”, e pyet Ledri fansen duke bërë humor nëse janë origjinale, apo të blera në Turqi.

Në fund, Ledri ia kthen fanses syzet nën pretekstin se asaj “i rrinë më mirë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat