Laureta shpërthen në lot: Jam në gjendje të rënduar psikologjike

Mediale Vip

Laureta shpërthen në lot: Jam në gjendje të rënduar psikologjike

Më: 4 prill 2022 Në ora: 19:14
Laureta

Puntata e sotme e Për’puthen nisi me diskutimin e debatin të nisur primen e së shtunës, ku Laureta debatoi me opinionistin Arjan Konomi.

Arjani në studio i përmendi gjykatën Lauretës, nisur nga eksperiencat që ajo ka pasur me to.

Kjo gjë lëndoi shumë Lauretën e cila braktisi studion dhe doli jashtë duke bërtitur.

Me zërin që i dridhej Laureta vendosi të shpjegonte arsyen e acarimit të saj, ndërsa thekson se është e ngarkuar psikologjikisht.

“Zgjodha të lë studion sepse më preku aty ku më dhemb. Nuk bën që ta prekesh aty ku nuk bën, të paktën tek pjesa e gjykatës nuk doja të ma përmendte. Nuk ka sens të përmendet kjo si pjesë. Për të mos agravuar situata më tej desha të dal jashtë. Jam e ngarkuar psikologjikisht”, u shpreh Laureta.

Pas këtyre fjalëve Laureta shpërtheu në lot në studio, ndërsa Samueli dhe Filloreta u munduan ta qetësonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat