“Dua të bëj gjoksin”/ Zbuloni përgjigjen e bashkëshortit të Aulona Mustës që bëri të gjithë për të qeshur

Mediale Vip

“Dua të bëj gjoksin”/ Zbuloni përgjigjen e bashkëshortit të Aulona Mustës që bëri të gjithë për të qeshur

Më: 5 prill 2022 Në ora: 10:03
Tomi dhe Aulona Musta

Moderatorja e njohur, Aulona Musta, ishte ditën e djeshme e ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel, ku gjatë një loje i bëri një shaka bashkëshortit, Tomi.

Aulona duhej të telefonte Tomin dhe t’i thoshte se ka dëshirë që të zmadhojë gjoksin.

“Kam vendosur dua të bëj gjoksin, vetëm më thuaj çfarë mase dhe do të bëj atë që më thua ti”, u shpreh Musta.

Nga ana tjetër, reagimi i bashkëshortit të saj solli shumë të qeshura në studio, pasi përgjigja e tij ishte:

“Se di ti që unë e kam fiksim një më të madh një më të vogël”.

Ndërkohë moderatorja gjatë kësaj loje u pyet gjithashtu se kush ishte i ftuari që ka marrë në emisionin e saj dhe më pas është penduar.

“Gracianon dhe Argjirën, sepse në moment të fundit që do nisnim intervistën dhe Argjira tha që nuk vjen dot sepse ishte sëmurë, ishte punatata e parë dhe unë qava. Po pastaj me paracetamol erdhi”, tha Aulona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat