Një tjetër shqiptare tund skenën e The Voice of Germany

Mediale Vip

Një tjetër shqiptare tund skenën e The Voice of Germany

Më: 5 prill 2022 Në ora: 21:21
Nina C

Ajo është vetëm 12 vjeç, quhet Nina C. dhe është me origjinë nga Shqipëria, por së fundmi ka mahnitur jurinë e The Voice Kids në Gjermani me vokalin e saj, në audicionet e fshehta. Nina e bëri publikun që ta duartrokiste dhe të ngrihej në këmbë me performancën e këngës “Highway to Hell” të grupit AC/DC i bëri të gjithë për vete me interpretimin dinamik.

Ajo bindi për pak sekonda trajnerët Lena Meyer-Landrut dhe Wincent Weiss që të kthenin karriget.

Ndërsa një prej tyre tha pas performancës se ra në dashuri me zërin e vajzës.

Talenti i Ninas u pikas aq shumë, sa e krahasuan me Janis Joplin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat