Ka një arsye të fortë pse Olta Gixhari nuk e mban mend fjalën e parë të të birit

Mediale Vip

Ka një arsye të fortë pse Olta Gixhari nuk e mban mend fjalën e parë të të birit

Më: 6 prill 2022 Në ora: 07:26
Olta Gixhari

Të gjitha nënat kanë një “luftë” të fshehur me partnerët e tyre për fjalën e parë që thotë fëmija i tyre. Sa më shumë nënat kërkojnë që vogëlushët të thonë “ma”, aq më shumë u ledhatohet krenaria baballarëve kur fjala e parë u përket atyre: “ba”.

Edhe aktorja e njohur Olta Gixhari, që ka regjistruar çdo çast të rritjes së të birit, këtë momentin kur Amari tha fjalën e parë, çuditërisht nuk e mban mend.

Prej dy vjetësh, Olta ka nisur një jetë të re në Valencia, Spanjë, dhe të gjithë këtë kohë po e jeton duke iu dedikuar tërësisht të voglit të saj.

Pasditen e sotme në “Rudina”, Olta ndau me publikun edhe disa prej momenteve më të veçanta të mëmësisë. Megjithatë, nuk e mban mend kur Amari ka thënë fjalën e tij të parë. Ndryshe nga ç’dëshironte të dëgjonte aktorja, i biri ka thënë “ba”.

“I mbaj mend çdo gjë. Ka qenë e çuditshme. Më 21 gusht, që ai bëri 1 vjeç, ka ecur për herë të parë pa u mbajtur te divani, tavolinat, ka bërë 5-6 hapa dhe jemi çuditur. Kam thënë si ka mundësi, sa e çuditshme është koha. Më kishin thënë që 1 vjeç do fillojë të ecë tamam. Në ditëlindjen e tij kanë qenë hapat e para që ai ka hedhur pa kërkuar ndihmën e asgjëje dhe askujt. Kurse “ba” ka thënë, s’e  di, se mbaj mend, duhet ta mbaj mend kur thotë “ba”?

“Ndoshta jo kohën, por momentin, a ke qenë aty?”

Natyrisht. Faktikisht, ka qenë disa herë që (partneri) më ka thënë “tha ba, tha ba” dhe i kam thënë “nuk e ke dëgjuar mirë, më vonë do e dëgjojmë prapë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat