Cardi B fiton gjyqin kundër Kebe, Youtube heq 20 video

Mediale Vip

Cardi B fiton gjyqin kundër Kebe, Youtube heq 20 video

Më: 7 prill 2022 Në ora: 00:59
Cardi B

Cardi B ka fituar gjyqin ndaj YouTuber-it që t’i fshijë dhe të mos ripostojë kurrë video shpifëse rreth saj.

Kjo vjen disa muaj pasi reperja fitoi një gjyq prej 2 milionë funtesh kundër Latasha Kebe, e njohur në internet si Tasha K.

Në një dokument gjyqësor, gjykatësi i çështjes ka urdhëruar Kebe të heqë mbi 20 video.

Këngëtarja, e njohur për hitet si “I Like It”, “Money” dhe “WAP”, iu nënshtrua një “fushate keqdashëse” akuzash të rreme nga Kebe.

Kebe pret faqen e thashethemeve UnWineWithTashaK e cila ka një milion abonentë.

Gjatë gjyqit, avokatët e këngëtares, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Almánzar, thanë se Kebe kishte zhvilluar “një fushatë për të dëmtuar dhe shkatërruar reputacionin e Cardi B mes fansave të saj dhe publikut konsumator”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat