Dënohet me 3 vite burg kantautori i njohur Bojken Lako

Mediale Vip

Dënohet me 3 vite burg kantautori i njohur Bojken Lako

Më: 7 prill 2022 Në ora: 13:01
Bojkon Lako

Kantautori Bojkon Lako është dënuar me 3 vite burg nga gjykata e Tiranës për ndërtim të paligjshëm.

Shkak për dënimin e tij janë bërë punimet e kryera në ambientet e një godine të marrë me qera me qëllim ndërtimin aty të një studioje muzikore.

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Besnik Hoxha e ka dënuar kantautorin me 3 vite burg për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimit të paligjshëm” për qëllime fitimi. Dënim ky që i është konvertuar në shërbim prove.

“Në rastin konkret rezulton se shtetasi Boiken Lako ka kryer punime që kategorizohen si punime që kërkohet pajisja me leje ndërtimi sipas nenit 11 të VKM-së 408 ‘Për Miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit’. Punimet e kryera nga shtetasi Boiken Lako konsistojnë në krijimin e një strukture të re, duke ndërtuar mure, hapur dritare, kasat e dyerve dhe instalimet elektrike. Shtetasi Boiken Lako nuk ka aplikuar për leje ndërtimi, por thjesht është mbështetur tek një kërkesë e Njësisë Administrative Nr.7. Siç rezulton nga deklarimet e shtetasit Boiken Lako, proces-verbali për këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe tabela fotografike, punimet e kryera nuk janë punime të brendshme, por është ngritur një ndërtim i ri tërësisht e ndryshme nga ajo e mëparshme”, sqaron Gjykata.

Kujtojmë se më herë kantautori është dënuar me 500 mijë lekë (të vjetra) nga IKMT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat