Po këtë trend që e risolli Elvana Gjata do ta përqafoni?

Mediale Vip

Po këtë trend që e risolli Elvana Gjata do ta përqafoni?

Më: 7 prill 2022 Në ora: 16:06
Elvana Gjata

Kanë mjaftuar disa foto në natyrë që ndjekësit të kthejnë sërish sytë nga Elvana Gjata.

Këngëtarja ka publikuar dje disa foto ku shfaqet me kanatjeren e bardhë dhe xhinset që e bënin të vështirë të dalloje se ku mbaronin dhe ku nisnin çizmet.

Nga fotot duket se Gjata ka guxuar me një nga trendet që më parë e kanë provuar yjet hollivudianë.

Nuk dihet nëse ky trend do përqafohet menjëherë nga të gjithë ndjekësit e këngëtares, ndonëse Elvana ka frymëzuar mjaft herë me zgjedhjet e saj.

Të jetë edhe kjo e radhës e tillë? Mbetet për t’u parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat