Khloé flet për herë të parë për tradhtinë e Tristan: Pavarësisht, e mbajta në sallën e lindjes

Mediale Vip

Khloé flet për herë të parë për tradhtinë e Tristan: Pavarësisht, e mbajta në sallën e lindjes

Më: 7 prill 2022 Në ora: 19:32
Khloe dhe Tristan

Khloé Kardashian, më në fund, pranoi se ajo dhe Tristan Thompson nuk janë bërë për njëri-tjetrin.

“Me Tristanin u ndjeva tepër e sigurt në fillim dhe u ndjeva shumë mirë për njëfarë kohe”, tha ajo për “Good Morning America” gjatë emisionit të së mërkurës kushtuar show-t The Kardashians.

“Më kujtohet kur ai më tradhtoi para se të lindja [True] dhe unë sërish e mbajta atë në sallën e lindjes. Mund të jetë dukur e çuditshme për botën e jashtme, por kur vajza ime shikon videot e mia në shtëpi, ato video do të jenë aq të pastra dhe perfekte sa munda t'i bëja unë.”

Kardashian vuri në dukje se ajo mendon se Thompson është një njeri i shkëlqyer dhe një baba i mrekullueshëm, por ai "thjesht nuk është njeriu i duhur për të".

Kur u pyet nëse donte më shumë privatësi në jetën e saj personale, Kardashian e pohoi duke shtuar se ato që tregon në mediat sociale nuk janë ato që kalon në jetën reale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat