Fejohet këngëtarja e njohur

Mediale Vip

Fejohet këngëtarja e njohur

Më: 7 prill 2022 Në ora: 20:17
Avril Lavigne, është fejuar me të dashurin e saj, Mod Sun

Këngëtarja e njohur, Avril Lavigne, është fejuar me të dashurin e saj, Mod Sun, i cili më 27 mars në Paris të Francës i ka bërë propozim për martesë.

Lavigne ka thënë se ata do të martohen shumë shpejt.

“Ishte propozimi më i përsosur, më romantik që mund të kërkoja ndonjëherë. Ne ishim në Paris me një varkë në lumin Seine. Kishim një violinist, shampanjë dhe trëndafila. Ndihej sikur koha ndaloi dhe ishin vetëm të dy prej nesh në këtë moment”, tha Lavigne në një intervistë për People.

Mod i kishte porositur një unazë formë zemre, shkruan People.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat