Lë mjekësinë për muzikën, këngëtari Bekim Ibrahimi: Gjithçka ka nisur me furkën e nënës

Mediale Vip

Lë mjekësinë për muzikën, këngëtari Bekim Ibrahimi: Gjithçka ka nisur me furkën e nënës

Më: 7 prill 2022 Në ora: 21:12
Bekim Ibrahimi

Bekim Ibrahimi i cilësuar ndryshe si këngëtari mbarë kombëtar numëron mbi supe plot 40 vite karrierë në muzikë. Ai është mjeku që zgjodhi këngën para mjekësisë.  

Edhe pse përfundoi një degë humane duket se thirrja për artin te Bekim Ibrahimi ishte më e fortë. Shqiptari nga Kosova është një artist shumë-dimensional pasi shkruan, kompozon, luan në 5  instrumente të ndryshëm madje hera herës bën dhe vetë klipet muzikore.

Pasioni për muzikën lindi tek ai në moshën 6-vjeçare.

“Mbi 40 vjet me muzikë. E kam nisur në moshën 6-vjeçare me furkën e nënës. Në atë kohë nuk kishte instrumente dhe furkën e sajova si çifteli dhe fillova me tingujt e parë”.

Sopranoja shqiptare Nina Muho flet ekskluzivisht para shfaqjes në teatrin 'Xhuzepe Verdi'

“Kënga e re “Je melhem, je melhem”, është kënga e 20-të që realizoj. Pandemia na ka frymëzuar. Kënga më jep energji pozitive. Dua të krijoj këngë pozitive. Çdo këngë e imja ka publikun e saj. Unë kam një lloj publik që më ndjek në vazhdimësi. Më sjellin mesazhe që më inspirojnë. Tekstet e këngëve i kam nga tekst shkrues të njohur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat