Pas 11 vitesh martesë, ndahet çifti i njohur i ‘showbiz’-it

Mediale Vip

Pas 11 vitesh martesë, ndahet çifti i njohur i ‘showbiz’-it

Më: 7 prill 2022 Në ora: 22:08
Kenan Thompson dhe Christina Evangeline

Aktori amerikan Kenan Thompson dhe modelja Christina Evangeline i kanë dhënë fund martesës së tyre prej 11 vitesh.

Sipas “TMZ” çifti po planifikojnë të bëjnë kërkesë për divorc së shpejti.

Burime pranë çiftit thanë se Thompson dhe Evangeline janë ndarë për më shumë se një vit, por janë fokusuar në bashkë-prindërimin e dy vajzave të tyre, Georgia dhe Gianna.

Burimet shpjeguan se të dy u ndanë me kalimin e kohës, por mbeten miq me njëri-tjetrin.

Çifti i njohur i Hollywood-it, u martuan në nëntor të vitit 2011 në Georgia të Atlantas.

Ata janë shumë të lumtur. Ata kanë jetuar së bashku si çift dhe ishin të emocionuar për të ndarë momentet me miqtë e ngushtë. Ajo ishte e emocionuar dhe një nuse e bukur”, tha një burim për Us Weekly pas dasmës së çiftit.

Tre vjet më vonë, të dy mirëpritën vajzën e tyre të parë, Georgia, më 22 qershor 2014. Më 31 korrik 2018, Kenan dhe Christina patën vajzën e tyre të dytë, Gianna.

Me kalimin e viteve, Kenani ka folur për dashurinë e tij për vajzat dhe se sa shumë e ka ndryshuar të qenurit baba. Edhe gjatë intervistave të tjera ai është shprehur gjithmonë se familja vjen e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat