Publikohet ‘trailer’-i i pjesës së dytë të filmit “365 Days”

Mediale Vip

Publikohet ‘trailer’-i i pjesës së dytë të filmit “365 Days”

Më: 7 prill 2022 Në ora: 22:27
“365 Days”

Vazhdimi i shumëpritur i filmit “365 Days” të Netflix më në fund ka një datë të publikimit teksa u lansua edhe ‘trailer’-i i tij.

Pjesa e dytë e “365 Days” vjen pas atij të parit që ka lënë të presin fansat për gati dy vite për të kuptuar për fatin e protagonistes Laura që portretizohet nga aktorja, Anna-Maria Sieklucka.

Ndërsa pjesa e parë e filmit pasoi pasi protagonistja dashurohet me personazhin kryesor i luajtur nga Michele Morrone, vazhdimi i tij premton xhelozi, tradhti dhe një trekëndësh të mundshëm dashurie.

“365 Days” pati një sukses të menjëhershëm pas publikimit të tij në vitin 2020, duke u ngjitur në top 10-she në 90 vende të botës dhe ishte filmi më i shikuar në platformë pas debutimit të tij, shkruan People.

Megjithatë, filmi hasi në kritika të ashpra për portretizimin e tij seksual, veçanërisht duke tërhequr pretendime se ai mburrej me rrëmbimin dhe manipulimin.

Ndërkohë tashmë filmi ka edhe një datë lansimi, pjesa e dytë e “365 Days” do të shfaqet premierë në Netflix më 27 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat