Kërcim përmbi shtrat/ Gruaja e Militaos çmendet pas... Benzemas

Mediale Vip

Kërcim përmbi shtrat/ Gruaja e Militaos çmendet pas... Benzemas

Më: 7 prill 2022 Në ora: 23:24
Karim Benzema

Karim Benzema ka mahnitur në mbrëmjen e të mërkurës jo vetëm tifozët e Real Madrid.

Sulmuesi shënoi tre gola ndaj Çelsit dhe i dha një sukses të rëndësishëm 3-1 madrilenëve në Ligën e Kampioneve.

Me sa duket, sulmuesi francez ka mahnitur edhe bashkëshorten e një prej shokëve të skuadrës, Eder Militaos.

Mbrojtësi ishte në fushën e lojës, ndërsa bashkëshortja e tij, Karoline Lima, po e ndiqte ndeshjen nga shtëpia me shumë ankth.

Ajo ka postuar disa video në rrjetet sociale ku shfaqet duke festuar golat e Realit, për t’u ndalur sidomos te Benzema i cili ishte i jashtëzakonshëm ën këtë sfidë, e në një moment edhe i kushtoi një kërcim mbi shtrat sulmuesit të madrilenëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat