J.Lo fotografohet për shopping dhe ky detaj mori vëmendjen e të gjithëve

Mediale Vip

J.Lo fotografohet për shopping dhe ky detaj mori vëmendjen e të gjithëve

Më: 8 prill 2022 Në ora: 09:33
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez ndezi thashethemet se ka marrë një propozim nga Ben Affleck, pasi u fotografua duke mbajtur një unazë të madhe diamanti në dorën e majtë.

Këngëtarja 52-vjeçare u fotografua nga paparacët dje, duke blerë mobilje me vajzën e saj 14-vjeçare, Emme, në Los Angeles.

Lopez ishte veshur me një fustan të lirshëm dhe syze dielli të mëdha. Një diamant gjigant në gishtin e unazës së fejesës nuk kaloi pa u vënë re.

Pamja e unazës nuk duket qartë, por rikujtojmë që unaza e parë që J.Lo mori nga Ben Affleck gjatë kohës kur u lidhën për herë të parë ka qenë një unazë me diamant rozë që kapte vlerën e 1.2 milionë dollarëve (unaza që shihet në foton e mëposhtme).

Lopez dhe Affleck u fejuan për herë të parë dy dekada më parë. Megjithatë, ata u ndanë në vitin 2004. J.Lo u martua me Marc Anthony në qershor 2004, me të cilin pati dy fëmijë: binjakët Emme dhe Max, të lindur në vitin 2008.

Ndërkohë, Affleck u martua me Jennifer Garner në qershor 2005 dhe mirëpriti tre fëmijë me aktoren: Violet, Seraphina dhe Sam.

Lopez dhe Affleck u ribashkuan në prill 2021 pasi këngëtarja i dha fund fejesës me Alex Rodriguez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat