Këngëtari Mentor Mushkolaj nderon dhe nuk i harron veteranët e këngës

Mediale Vip

Këngëtari Mentor Mushkolaj nderon dhe nuk i harron veteranët e këngës

Nga: Maksim Gjokaj Më: 8 prill 2022 Në ora: 20:30
Mentor Mushkolaj

Ky po që është respekt dhe nder për veteranët e këngës dhe një lajm i bukur.

Këngëtari i muzikës së mirëfilltë shqiptare Mentor Mushkolaj kishte postuar dhe shkruar kështu : "Premtimin e folur e realizova, këtë mandolinë të markës Fender ja bëj dhuratë një këngëtari të mrekullueshëm nga Gjakova dhe idhull për të gjithë ata që e njohin këngën e vjetër popullore. Ai është ikonë e këngës shqipe Ismet Bytyqi- Çkala".

Ne shohim Mentorin këtu që ka me të vërtetë shpirt dhe zemër muzikanti ku ka menduar edhe për ata që është rritur me këngët e tyre, të cilët meritojnë shumë e më shumë.

Image
Ismet Bytyqi- Çkala

Kujtojmë që Mentori që kur ishte i ri kishte lidhje me Gjakovën, i cili aty ka përfunduar shkollën e mesme si teknik i Stomatologjisë, por pa harruar se është dhe qyteti që e lidh më së shumti artistin me muzikën e mirëfilltë shqipe.

Çfarë shembulli i bukur të nderosh e të kujtosh ikonat e muzikës.BS

Image
Mentor Mushkolaj/Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat