E braktisi në krevat 1 ditë pas martesës, Serena Sula flet për ndarjen dhe videot me pullë të kuqe: Nuk ndalem!

Mediale Vip

E braktisi në krevat 1 ditë pas martesës, Serena Sula flet për ndarjen dhe videot me pullë të kuqe: Nuk ndalem!

Më: 9 prill 2022 Në ora: 10:50
Arjon Luli dhe Serena Sula

Modelja seksi Serena Sula është përfolur shumë për lidhjen e dashurisë me ish-konkurrentin e Për’puthen, Arjon Luli. Historisë së tyre i ka ardhur fundi vetëm me një mesazh.

Arjon Luli e braktisi në shtrat ish-partneren e tij, mori valixhet dhe iku nga shtëpia. Sipas Serenës, veprimi i tij është i ulët dhe u nda pa një shpjegim.

“U bë xheloz nga mesazhet dhe telefonatat me kamera, do thoni ju?! Po tani më falni! Kush është ai person që nuk më do që të më ketë pranë”, u shpreh ajo.

Gjatë një interviste për revistën Story, ish-Missi tha se Arjon Luli ishte shumë xheloz por asaj i “dukej shumë budallallëk, ndaj ai u zgjua një ditë në mëngjes me një ndryshim drastik dhe iku”.

Isha në gjumë dhe u zgjova shumë më vonë se ai, dhe as nuk kisha hyrë fare në telefon. U bë xheloz nga mesazhet dhe telefonatat me kamera, do thoni ju?! Po tani më falni! Kush është ai person që nuk më do që të më ketë pranë, siç e kishte Arjoni?! (Qesh) Apo jo?! Kjo nuk diskutohet fare! Jam femër 20 vjeçe, super miss, e kompletuar në të gjitha drejtimet, dhe dihet që unë kam shumë, shumë fansa të zjarrtë, fakt që Arjonin disa herë e kanë bërë me nerva, sepse bëhej xheloz kur afrohej ndonjë fans më shumë se ç’duhet për foto. Dhe unë s’e kam pranuar asnjëherë xhelozinë në këto raste se më dukej shumë budallallëk! E kështu ai u zgjua një ditë në mëngjes me një ndryshim drastik dhe iku! Më doli jashtë parashikimeve të mia, se e bëri direkt pas kurorëzimit. ËTF!

Ditët e netët e para, më mungonte edhe aroma e tij më kishte ngelur nëpër rroba saqë kur zgjohesha në mëngjes më dukej sikur isha akoma me të, dhe do më vinte të më thoshte: “Rrapatushja ime mirëmëngjesi! Çohu, çohu se s’mund të rri dot pa ty, se mërzitem! Të më mbushte vaskën plot me petale surprizë, e të më përqafonte aq shumë, e pastaj të më puthte kudo nëpër trup e te bënim një seks si të çmendur, po aq romantik sa mëngjeset tona rutinë kur më dilte gjumi në këtë mënyrë. I imagjinoja në krevat këto momente, por harroja që ne ishim ndarë! Jeta qenka shumë e çuditshme dhe plot surpriza që as s’i kishim menduar ndonjëherë më parë! Mesa duket e kishte shkruar Zoti që ne ta përfundimin lidhjen dhe të ndaheshim në mëngjes direkt pas martesës! Vetëm Zoti lart e di arsyen se pse na ndodhi kjo gjë kaq e tmerrshme!

Arjoni lidhje dashurie? Jooo, asnjëherë. As nuk diskutohet, sepse ai ma ka thënë vetë në mesazhin e tij, kur u ndamë që “femër si ty s’ka e as s’kam për të pasur kurrë! Në gjithë botën të kërkoj, s’kam për të gjetur një si ty!”. Po për sa ka qenë me mua, ai s’ka pasur shanse në botë, se ishte ishim bashkë 24 orë në 24. Nuk kam gojë të flas as unë për të, as ai për mua. Por tani që jemi ndarë nuk më intereson fare, se as unë s’jam më bashkëshortja e tij dhe as ai burri im”, u shpreh ajo.

Ish-Missi tregoi se nuk i ka fshirë kasetat e seksit që ka realizuar me ish të dashurin por paralajmëron se do do bëj sërish video me pullë të kuqe.

“Pooo, pse jo?! Unë kam vite që nuk fshij asgjë në galeri. (Qesh) Mund të kem mbi qindra e qindra të tilla, por tani do bëj video të tjera me pullë të kuqe. E meriton dikush tjetër që vdes vetëm të më shohë e jo të më ketë në shtrat. Tani e tutje do kem partner edhe më të famshëm, edhe më super hot edhe më më shumë lekë. Ju premtoj që shumë shpejt, do e shihni boom-in e radhës nga Serena Sula”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat