“Arjola Demirit i kam fut...”, ish-banori i Big Brother habit me deklaratën e tij

Mediale Vip

“Arjola Demirit i kam fut...”, ish-banori i Big Brother habit me deklaratën e tij

Më: 9 prill 2022 Në ora: 22:26
Arjola Demiri

Ish-banori i Big Brother Vip, Tan Brama së fundmi ka dhënë një intervistë pa dorashka në emisionin "Why?Not. Në momentin që shfaq një foto e tij me ish-konkurrenten Arjola Demiri ku Tani shihej duke i rregulluar fustanin ai ka sqaruar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Roza Lati: I ke futur duart ti aty Arjolës?

Tan Brama:  Arjola është gjithë ajo gocë. Për gjysmë ore fillonte Prime dhe fustani që kishte veshur ishte dopio copë. Kishte një gjilpërë me kokë që e shqetësonte, e fuste dorën dhe nuk e kapte.

"Aman tani më shiko se mos kam ndonjë gjilpërë aty se nuk e kap dot", më tha. Futa dorën unë aty, haje ta gjeja. Zgjati 2-3 minuta se s'po e gjeja. U shpova dhe unë aty (qesh). Më në fund e nxora që e nxora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat