Kënga e re e Yll Limanit arrin këtë sukses

Mediale Vip

Kënga e re e Yll Limanit arrin këtë sukses

Më: 12 prill 2022 Në ora: 12:45
Yll Limani

Këngëtari, Yll Limani, para dy ditësh ka publikuar projektin e ri muzikor.

Këtë projekt Ylli e ka paralajmëruar para disa kohësh përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.

Projekti i ri titullohet “9” dhe është i zhanrit R&B. Për vijën muzikore të këtij projekti janë kujdesur Ylli dhe Fatjon Miftari.

Brenda një dite kënga ka grumbulluar mbi një milion klikime në kanalin zyrtar të “YouTube”, dhe është pritur mirë nga fansat.

Kujtojmë që Ylli është aktiv me koncerte dhe mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat