Selena Gomez ka një mesazh për të gjithë ata që 'shqetësohen' për peshën e saj

Mediale Vip

Selena Gomez ka një mesazh për të gjithë ata që 'shqetësohen' për peshën e saj

Më: 12 prill 2022 Në ora: 15:48
Selena Gomez

Selena Gomez nuk ndihet keq për peshën e saj dhe dëshiron që dhe të tjerët të mos e bëjnë këtë.

Aktorja dhe këngëtarja, bëri një thirrje për komentuesit që 'shqetësohen' për pamjen e saj.

Gomez tha se ajo përpiqet të kufizojë vaktet e saj të ushqimit të shpejtë, por ndonjëherë i shijon ato sepse thjesht i pëlqejnë.

"Kështu që unë po përpiqem të ruaj linjat, por shkova te Jack in the Box dhe mora katër taco, tre egg rolls, onion rings dhe një sanduiç me pulë pikante," tha ajo.

Selena tha se nuk ka rëndësi, sepse pavarësisht se çfarë bën ajo, njerëzit do ta kritikojnë sërish trupin e saj.

"Por sinqerisht, nuk më intereson pesha ime, sepse njerëzit gjithsesi do ta komentojnë atë."

“Unë jam perfekte kështu siç jam”, shtoi ajo. "Morali i tregimit? Mirupafshim."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat