Izraeli njofton papritur tërheqjen nga Eurovision 2022, në Torino

Mediale Vip

Izraeli njofton papritur tërheqjen nga Eurovision 2022, në Torino

Më: 12 prill 2022 Në ora: 19:12
Michael Ben David

Izraeli, me këngëtarin Michael Ben David, i zgjedhur si përfaqësues në Eurovision, nuk është më konkurrent në garën evropiane të këngës.

Një vendim i papritur është publikuar këtë të martë nga televizioni publik KAN dhe organizatori i përgatitjes për Eurovisionin. Vendimi i ka habitur të gjithë fansat përfshirë edhe vetë izraelitët.

Arsyeja e këtij anulimi në Eurovision Song Contest 2022 duket të jetë mungesa e sigurisë për artistët. Punonjësit në Ministrinë e Jashtme të Izraelit dhe shërbimi i sigurimit janë aktualisht në grevë, ndërsa KAN tha se nuk janë në gjendje të ofrojnë persona për të shoqëruar delegacionin në Torino.

“Ne nuk mund të marrim përgjegjësi për sigurinë e delegacionit në emër të shtetit të Izraelit. Deri më tani, për shkak të grevës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, që prek protokollet e sigurisë, delegacioni izraelit nuk do të marrë pjesë në Eurovizion, në Torinos”,- thuhet në deklaratën zyrtare të KAN.

Michael Ben David me këngën “I.M” si përfaqësues në Eurovision, do të këndonte i dyti në radhë, natën e dytë gjysmëfinale, më 12 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat