Sqarohet dilema e ditës: Britney Spears është shtatzënë dhe konfirmimi vjen nga i fejuari i saj

Mediale Vip

Sqarohet dilema e ditës: Britney Spears është shtatzënë dhe konfirmimi vjen nga i fejuari i saj

Më: 12 prill 2022 Në ora: 20:32
Britney Spears dhe i fejuari i saj

Britney Spears tregoi me një postim që i bëri konfuzë të gjithë se është shtatzënë. Nëse deri dje shumë mund të kenë pasur dyshime për vërtetësinë e këtij lajmi, partneri i saj e konfirmoi me një postim të bërë sot ku shkruan:

“Martesa dhe fëmijët janë pjesë e natyrshme e një marrëdhënieje të fortë të mbushur me dashuri dhe respekt. Atësia është diçka që e kam pritur gjithmonë me padurim dhe nuk e marr lehtë. Është puna më e rëndësishme që do të bëj ndonjëherë”.

Këngëtarja e tregoi me humor historinë se si pasi humbi disa kilogramë, i rifitoi sërish dhe pasi bëri një test shtatzënie konfirmoi se nuk ishte shëndoshur prej ushqimit, por një fëmijë po rritej brenda saj.

Britney është nënë edhe e dy djemve, Sean Preston 16 vjeç dhe Jayden James 15 vjeç, që erdhën në jetë nga martesa e saj me ish-bashkëshortin Kevin Federline.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat