Billy Ray dhe Tish Cyrus divorcohen pas 30-vjetësh martesë

Mediale Vip

Billy Ray dhe Tish Cyrus divorcohen pas 30-vjetësh martesë

Më: 12 prill 2022 Në ora: 22:22
Billy Ray dhe Tish Cyrus

Tish Cyrus dhe Billy Ray Cyrus po thyejnë heshtjen për divorcin e tyre të afërt.

“Pas 30-vjetësh, pesë fëmijëve të mrekullueshëm dhe një jetë me shumë kujtime, ne kemi vendosur të ndahemi, jo me trishtim, por me dashuri në zemrat tona”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga çifti.

"Ne jemi rritur së bashku, kemi krijuar një familje për të cilën jemi kaq krenarë dhe tani është koha për të vazhduar në rrugët tona të ndara."

"Ne nuk e kemi marrë këtë vendim lehtë apo shpejt, por me kaq shumë gjëra që po ndodhin në botë, ne donim të siguronim njëfarë qartësie dhe mbylljeje, kështu që mund të mbetemi të fokusuar në atë që është e rëndësishme”, vijon deklarata. "Me dashuri dhe shpresë... Tish dhe Billy Ray Cyrus."

Kjo është hera e tretë që çifti ndahet dhe është në prag divorci. Në dy rastet e tjera, ata kanë bërë përpjekje sepse kanë dashur të bashkojnë përsëri familjen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat