Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare komediani i njohur

Mediale Vip

Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare komediani i njohur

Më: 12 prill 2022 Në ora: 22:44
Gilbert Gottfried

Komediani i njohur Gilbert Gottfried ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur vetë familjarët e tij me anë të një postimi në “Twitter”-in personal të Gilbert-it.

“Ne jemi zemërthyer për të njoftuar vdekjen e të dashurit tonë Gilbert Gottfried pas një sëmundje të gjatë. Përveçse ishte zëri më ikonë në komedi, Gilbert ishte një bashkëshort, vëlla, mik i mrekullueshëm dhe babai i dy fëmijëve të tij të vegjël. Edhe pse sot është një ditë e trishtuar për të gjithë ne, ju lutemi vazhdoni të qeshni sa më fort për nder të Gilbertit.“

Përfaqësuesi i Gilbert, Glenn Schwartz, tha se ai vdiq nga një anomali në zemër e quajtur “Takikardi ventrikulare” për shkak të “Distrofisë Miotonike” të tipit II.

Gilbert-i njihet për karrierën e tij si komedian. Në vitet ’70, ai ka qenë anëtar i kastit në “Saturday Night Live” dhe më pas u bë figurë shumë publike në “The Cosby Show” në vitet ’80.

Gilbert është një personazh i shquar në “Beverly Hills Cop II” ku ai luante menaxherin e biznesit Sidney Bernstein.

Natyrisht, Gilbert gjithashtu ka bërë edhe shumë zëra të personazheve të animuar, si Iago në “Aladdin” dhe të Aflac Duck.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat