‘Do të jem me ty deri sa të vdes’/ Genta Ismajli feston ditëlindjen, dedikimi i veçantë i bashkëshortit

Mediale Vip

‘Do të jem me ty deri sa të vdes’/ Genta Ismajli feston ditëlindjen, dedikimi i veçantë i bashkëshortit

Më: 13 prill 2022 Në ora: 09:29
Genta Ismajli, Usta

Genta Ismajli ka festuar dje ditëlindjen e saj të 38-të. Për këtë rast ajo ka marrë shumë urime nga miqtë, familjarët dhe fansat e saj.

Por një urim të veçantë këngëtarjaka marrë nga bashkëshorti i saj, biznesmeni turk, Huseyin Usta.

Përmes një imazhi nga seti i fotove të Gentës bashkë me binjakët, Huseyin ka shkruar fjalët më të bukura.

“Je më e bukura nga befasitë që na bën ndonjëherë, je mrekulli, dua gjithçka që ekziston me ty. Unë nuk kam qenë me ty që nga momenti që kur ke lindur. Por të premtoj për gjithçka që tani e tutje deri sa të vdes çdo ditë do të të them urime ditëlindjen”, ka shkruar ai.“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime.

Të duam shumë. Ivy & Icon dhe Usta”, vazhdon ai komentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat